.:| Urime Fitėr Bajrami |:.
  V.I.P
 

LAJMET MË TË REJA NGA V.I.P SHQIPTARË:

 

Korab Shaqiri del nga "banesa"

"Banesa e vogël", ishte kënga e parë e këngëtarit Korab Shaqiri, këngë kjo e cila i hapi dyert e suksesit për të. Menjëherë pas këtij suksesi, ndonëse është i përkushtuar shumë rreth organizimit të diplomës, ai nuk e ka lënë anash rrugën e nisur.
   Tashmë Korabi si duket ka vendosur ta ftojë vajzën për të dalë në ndonjë mbrëmje. “A dalim sonte” është titulli i këngës së re, të cilën së fundi Korabi e ka promovuar bashkë me klipin e saj.
   Tekstin e këngës e ka shkruar këngëtari Ilir Shaqiri njëkohësisht babai i Korabit. “Tekstin e këngës e ka shkruar si gjithmonë babi”, thotë ai teksa e konsideron si një ftesë direkte që mund t`i kushtohet çdokujt”.
   Muzikën e ka bërë vetë këngëtari ndërkaq orkestrimin, Xhevdet Gashi. Klipi i këngës është realizuar nga Videoart dhe skena kryesore në të cilën zhvillohet ngjarja, është xhiruar në fshatin amerikan në periferi të Prishtinës.
   Teksa nuk i ndahet skenës, Korabi është duke punuar intensivisht edhe në organizimin e diplomës e cila do të zhvillohet me orkestrën e Tiranës, shpreson se kjo do të ndodhë në janar.
   Ai njëkohësisht është duke shkruar edhe një vepër DUO e cila do të ekzekutohet në Vjenë nga instrumentist vjenezë.
   Nuk mbarojnë me kaq planet afatshkurta të tij. Ai po përgatitet edhe për Kënga Magjike 2008 në të cilin do të konkurrojë me një këngë që preferon ta lërë surprizë për publikun.

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, ka mohuar spekulimet e medieve se ajo është fejuar, por ka thënë se ajo është e dashuruar.
 Muajin e kaluar ishte spekuluar se këngëtarja është fejuar me vëllanë e Bertanit, Merti Asllanin, derisa në media kishin dalë disa fotografi ceremonie, në bazë të të cilave gazetarët i mbështetnin informatat e tyre.
   Ndërkaq Tuna ka pohuar se këto fotografi ishin bërë gjatë festimit të ditëlindjes së saj ndërkohë që gjithçka është komentuar ndryshe.
   “Dua të demantoj gjithçka që është thënë në media për fejesën time. Unë nuk jam fejuar.Është e vërtetë se jam e dashuruar, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë sa i takon fejesës. Kur do të vendo të fejohem do t’i informoj të gjithë, mirëpo gazetarët nuk do të jen të ftuar”, ka thënë Tuna për emisionin “In&Out”.

Aurora promovon spotin e ri

Grupi i famshëm kosovar, "Aurora", këtë fundjave e ka promovuar vidokelipin më të ri të këngës "mia Afërdita".
   Kënga është diçka e zakonshme e grupit, i cili vazhdimisht ofron risi në muzikën që e bëjnë duke kombinuar shumë zhanre të muzikës brenda një kënge, mirëpo duke mbajtur gjithmonë karakteristikat e muzikës së “Aurorës”.
   Veçantia e kësaj kënge është bashkëpunimi me Afërdita Pllanën, e cila është e fejuara e Nazit.
   Duke pasur parasysh se “Aurora” refuzon të bëjë bashkëpunime me këngëtarë tjerë, ata kanë pohuar se ky ka qenë një përjashtim special të cilin e kanë bërë, përndryshe bashkëpunimet do të ndodhin pas albumit të shtatë.

 

 Web Site është në punim e sipër...Flm për mirkuptim...:)

 
  Today, there have been 5 visitors (10 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free