.:| Urime Fitėr Bajrami |:.
  Sport
 


Mbrojtësi i djathë portugez, Jose Bosingwa, ishte në formë të mirë në fitoren prej 2-0 të Chelseat si mysafir i Stoke Cityt, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër, për të çuar blutë në krye të tabelës së Premierligës, së paku deri në përfundim të ndeshjes mes Arsenalit dhe Hull Cityt.
Goli i portugezit erdhi pas 36 minutash lojë, ndërsa u ndoq edhe një gol tjetër nga zëvendësuesi Nicolas Anelka, 14 minuta para fundit të ndeshjes, derisa blutë vazhdojnë 100% me fitore në ndeshjet në udhëtim, nën urdhrat e trajnerit të ri Luiz Felipe Scolarit.
Nga ndeshjet tjera, fitore ka shënuar edhe ekipi i Valon Behramit, West Ham, që mposhti si mysafir ekipin e Fulhamit, me rezultat 2-1. Me të njëjtin rezultat dhe po ashtu në udhëtim, fitore ka shënuar edhe Blackburn në St James Park, ku Newcastle thellohet në krizë, duke dështuar kësaj here para tifozëve të vet.
Aston Villa ka arritur të rikthejë rezultatin nga 1-0 në 2-1, në ndeshjen ndaj Sunderlandit të zhvilluar në Villa Park

Sërish Gilardino

Fiorentina ka shënuar fitore minimale kundër Genoas në Artemio Franchi për ta rikuperuar humbjen prej 3-0 në mesjavë nga Lazio.
Prandelli luajti me formacionin 4-3-3, duke inkuadruar në sulm Adrian Mutu, Alberto Gilardino dhe Franco Semioli.
Kundërshtarët nga Genoa sulmonin me Raffaele Palladinon, Ruben Oliveran dhe Marco Rossin, derisa sulmuesi i rikthyer i Genoas, Diego Milito, befasisht e filloi ndeshjen nga stoli.
Ishte sulmuesi i transferuar nga Milani, Alberto Gilardino, ai i cili siguroi fitoren e Violas në minutën 61 duke shënuar golin e vetëm në ndeshje dhe të pestin personal në të gjitha garat në këtë fillim sezoni.

Ancelotti: Kemi tejkaluar periudhën e vështirё
“Mendoj se kemi dalё nga ajo periudhё e vështirё. Edhe pse ende asgjë nuk ёshtё arritur, situata ka ndryshuar. Ronaldinho nuk ёshtё tёrёsisht nё formё, por adrenalina e ndeshjes e ka nxitur dhe sonte ishte i shkёlqyeshёm”, ka thёnё Ancelotti pas ndeshjes.

“Shevchenko ёshtё nё njё situatё tё njёjtё si Ronaldinho dhe do tё vijё edhe radha e tij, e gjitha varet nga mënyra e lojës”, shtoi Ancelotti.

Pas javës sё pestё nё Serie A, Lazio kryeson me 12 pikё, Napoli nё vendin e dytё ka 11 pikё, derisa nё tre pozitat e radhёs gjendet Udinese, Inter dhe Catania me nga 10 pikё.

Adriano: Tash jam 100% profesionist

“Jam në rrugë të duhur për t’u kthyer në formë të mirë. Lëndimi para një muaji më ndaloi në përgatitjet dhe tash jam pak prapa. Por, sido që të jetë, ndjehem shkëlqyeshëm”, ka thënë braziliani.

“Lëshim i stërvitjeve, alkool, disko deri në orët e vona... Të gjitha këto janë gjëra të gabueshme, së paku për një që dëshiron të jetë profesionist si unë dhe të ketë jetë të shëndetshme. Por tash betohem, nuk bëj më të tilla gjëra. Nuk më sjellin kënaqësi. Tash jam 100% profesionist”, ka shtuar Adriano.

Kaka: Do ta fitojmë derbin
Rosonerët do të takohen me nerazurët të cilët janë lider të tabelës në Serie A. Mesfushori brazilian llogarit se milanistat do të jenë më të motivuar të luajnë lojë më kualitative dhe të nxjerrin trepikësh.

“Kjo është një derbi i ndryshëm nga çdo ndeshje tjetër. Kemi tri fitore së fundi dhe nëse fitojmë kundër Interit, kjo do të jetë e shkëlqyeshme”, ka thënë Kaka për Gazzetta Dello Sport.

“Nëse tregojmë të njëjtin motivim si në ndeshjen përballë Regginas, nuk do të kemi probleme”, shton braziliani.

Maldini: Shevchenko mund të na e sjellë fitoren
“Është një ndeshje e rëndësishme, por vjen shumë herët në sezon dhe të dyja ekipet do të kenë kohë të ‘shërohen’ nëse humbin në këtë ndeshje. Pozita jonë në tabelë na bën ca më të nervozuar pasi që nuk filluam mirë, por tash duam ta ndryshojmë këtë”, ka thënë Maldini.

“Shevchenko shpesh ka luajtur ndeshje të shkëlqyeshme kundër Interit. Ai ka zgjidhur shumë ndeshje në favor tonin. Ai është i gatshëm fizikisht, ndërsa Ronaldinho ende nuk mund ta japë maksimumin pasi që nuk luajti tre muaj për Barcelonën, ndërsa pastaj nuk mundi të jetë në stërvitjet tona për shkak të Olimpiadës”, shton Maldini.

“Për momentin më shumë jam i shqetësuar për sulmin e Interit se sa për atë se kush është në stol, edhe pse Mourinho është shumë më ndryshe nga të gjithë të tjetër, kur është në pyetje përballja me presionin e mediave”, përfundon kapiteni i

Iniesta: Barcelona kishte nevojë për “remont”
Katalanasit këtë verë kanë bërë ndryshime të mëdha në përbërjen e tyre, duke filluar që nga trajneri, zëvendësimi i Rijkaard me Guardiolan, deri tek largimi i yjeve si Ronaldinho dhe Deco, ndërsa Iniesta thotë se vendimi për “remont” ka qenë i drejtë.

“Dy sezonet e kaluara nuk ishin të mira për ne, kur janë në pyetje rezultatet. Ndoshta ishim së bashku shumë kohë dhe kënaqeshim me lojën tonë së tepërmi. Por, gjërat tash ndryshuan”, thotë Iniesta.

“Kemi trajner të ri, i cili ka një stil të vetin. Tash mbetet që lojtarët t’i adaptohen kësaj loje. Nëse i ndjekim instruksionet e trajnerit, punët sërish do të funksionojnë mirë për ne”, shton spanjolli.

 


Castigatorii Cupei Campionilor

 

* 2007 - 2008 Manchester United FC
* 2006 - 2007 AC Milan
* 2005 - 2006 FC Barcelona
* 2004 - 2005 Liverpool
* 2003 - 2004 FC Porto
* 2002 - 2003 AC Milan
* 2001 - 2002 Real Madrid CF
* 2000 - 2001 FC Bayern München
* 1999 - 2000 Real Madrid CF
* 1998 - 1999 Manchester United FC
* 1997 - 1998 Real Madrid CF
* 1996 - 1997 BV Borussia Dortmund
* 1995 - 1996 Juventus
* 1994 - 1995 AFC Ajax
* 1993 - 1994 AC Milan
* 1992 - 1993 Olympique de Marseille
* 1991 - 1992 FC Barcelona
* 1990 - 1991 FK Crvena Zvezda
* 1989 - 1990 AC Milan
* 1988 - 1989 AC Milan
* 1987 - 1988 PSV Eindhoven
* 1986 - 1987 FC Porto
* 1985 - 1986 FC Steaua Bucureşti
* 1984 - 1985 Juventus
* 1983 - 1984 Liverpool FC
* 1982 - 1983 Hamburger SV
* 1981 - 1982 Aston Villa FC
* 1980 - 1981 Liverpool FC
* 1979 - 1980 Nottingham Forest FC
* 1978 - 1979 Nottingham Forest FC
* 1977 - 1978 Liverpool FC
* 1976 - 1977 Liverpool FC
* 1975 - 1976 FC Bayern München
* 1974 - 1975 FC Bayern München
* 1973 - 1974 FC Bayern München
* 1972 - 1973 AFC Ajax
* 1971 - 1972 AFC Ajax
* 1970 - 1971 AFC Ajax
* 1969 - 1970 Feyenoord
* 1968 - 1969 AC Milan
* 1967 - 1968 Manchester United FC
* 1966 - 1967 Celtic FC
* 1965 - 1966 Real Madrid CF
* 1964 - 1965 FC Internazionale Milano
* 1963 - 1964 FC Internazionale Milano
* 1962 - 1963 AC Milan
* 1961 - 1962 SL Benfica
* 1960 - 1961 SL Benfica
* 1959 - 1960 Real Madrid CF
* 1958 - 1959 Real Madrid CF
* 1957 - 1958 Real Madrid CF
* 1956 - 1957 Real Madrid CF
* 1955 - 1956 Real Madrid CF
 
  Today, there have been 6 visitors (11 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free