.:| Urime Fitėr Bajrami |:.
  Teknologji
 

Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone


Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i prodhuesve kanë depërtuar në industrinë e ekraneve të ndjeshëm në prekje, si LG, Samsung apo Sony Ericsson e madje edhe Google, mirëpo në këtë segment Nokia është vonuar. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Nokia, prodhuesi më i madh i celularëve në botë, do të zbuloj celularin e vet me emrin kodues "Tube" gjatë një ngjarje të madhe e cila do të ndodhë më 2 tetor në Londër.
   "Nokia është nën presion të madh kur merret parasysh se prej prodhuesit më të madh të celularëve të gjithë presin shumë, e që një vjet e gjysmë ajo nuk ka hyrë në botën e celularëve me ekran të ndjeshëm në prekje", ka deklaruar analistja e kompanisë Gartner, Carolina Milanesi.
   Për shkak të shtyrjes së gjatë të prodhimit të celularëve me touch-screen aksionet e Nokias kanë rënë për 50 për qind nga fillimi i këtij viti dhe tani kushtojnë 13.21 euro për aksion. Mirëpo, nuk ka arsye për brengosje, sepse Nokia gjithmonë “është vonuar” me modelet inovative, mirëpo disi gjithmonë i ka shkuar për dore të korr sukses.
   Zëdhënësit e Nokias për modelin e ri “Tube” nuk kanë pasur komente, mirëpo shumë njerëz besojnë se nuk do të paraqitet vetëm një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje por një seri e tërë. Së paku kështu ka qenë në të kaluarën e Nokias e cila shpeshherë gjatë një herë ka paraqitu serinë prej 3-4 celularësh.

 Edhe një Samsung me tetë megapiksela

  Celulari i kompanisë Samsung është i dizajnit rrëshqitës dhe quhet M8800 Pixon, derisa specifikat e tij janë shumë interesante, por edhe nga pak të pazakonta.
  Pikësëpari, në të gjendet ekrani i ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 400x240 piksela, që na shtyn të mendojmë se bëhet fjalë për një telefon të mençur (smartphone), mirëpo Samsung në të ka integruar sistemin e saj operativ standard

Mundësitë tjera janë të avancuara: HSDPA, GPS, FM radio dhe mundësia e zgjerimit të memories me anë të microSD kartelave. Ajo çfarë mungon është vetëm Wi-Fi.
Kur të mendojmë më mirë, kjo nuk është edhe aq e pakuptimtë: shumë shfrytëzues kanë dëshirë të kanë telefon të fuqishëm, por telefonat e mençur janë tepër të komplikuar për përdorim.
  Çmimi i pritur i pajisjes e cila do të duhej të paraqitej në treg në muajin nëntor është rreth 550 euro.

 

 

 

 

 

 

 

 

Interneti me shpejtësi prej 1 Gbps godet Japoninë

  Në ditët e sotme kur ka oferta të shumta multimediale nga shërbimet e shumta të internetit, është e domosdoshme që të kemi lidhje stabile dhe të shpejtë të internetit. Nuk është se ne ankohemi tepër me lidhjet që na i ofrojnë tek ne me vite, mirëpo ajo çfarë ofron operatori japonez i telefonisë mobile KDDI është larg çdo paramendimi.
  KDDI, në fakt, nga 1 tetori u ofron klientëve shtëpiak mundësinë e zgjedhjes së shkarkimit (download) dhe ngarkimit (upload) deri në shpejtësinë maksimale prej 1 Gbps. Vetëm sa për krahasim, operatori në fjalë deri më tani u ka ofruar klientëve shtëpiak shpejtësinë maksimale prej 100 megabitë për sekondë.

Të gjithë japonezët të cilët e duan këtë dhe me atë rast nënshkruajnë marrëveshje dyvjeçare për lidhjen e internetit me shpejtësi prej 1 Gbps mund të kënaqen me çmimin prej 38 eurosh në muaj. Po zhvendosemi në Japoni!

 

 

Mbushës USB për të gjitha llojet e celularëve

  Pa marrë parasysh se çfarë marke të celularit preferoni, kjo pajisje shpesh do të dëshmohet si shumë e dobishme.
  Pajisja me emërtimin e plotë Connectland USB Multi-Cellular Phone Charger është bukur i vogël dhe nga njëra anë lidhet në portin USB, derisa në anën tjetër mund të kyçni celularët e kompanive Samsung, Motorola, Nokia, Sony Ericsson dhe disa tjera.

 
  Today, there have been 7 visitors (13 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free